Projektim Struktural

Siguria dhe qëndrueshmëria e çdo ndërtese janë të garantuara përmes projektimit strukturor të saktë dhe të detajuar. Ne kuptojmë se një ndërtesë duhet të përballojë sfidat që vijnë me kalimin e kohës dhe me kushte të ndryshme mjedisore. Në Phi Architecture, ne punojmë me inxhinierë të specializuar për të zhvilluar skema të struktura që janë të sigurt, të qëndrueshme dhe të përshtatshme për çdo lloj ndërtese, nga ndërtesat e thjeshta deri te ato të ndërlikuara.
Në fazën e projektimit, ne analizojmë ngarkesat, përdorimin e materialeve dhe rreziqet natyrore të mundshme, si tërmetet, përmbytjet dhe erërat e forta. Ne gjithashtu sigurojmë që çdo projekt të përmbushë kërkesat e standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe rregulloreve lokale, duke i dhënë klientëve sigurinë që struktura e tyre është e fortë dhe e besueshme.